Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha gjithmonë ka folur hapur për problemet e saj me anktin dhe shëndetin mendor. Mirëpo, ajo ka zbuluar së fundmi vuan nga çrregullimi bipolar. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Bebe ka treguar se bipolariteti ndikon tmerrësisht shumë përditshmërinë e saj, por tanimë ajo nuk ka më turp nga kjo sëmundje.
“Për një kohë shumë të gjatë, nuk e kuptoja se përse ndihesha aq keq. Përse ndihesha me humor aq të ulët sa më bënte të mos shkëputesha nga shtëpia dhe të mos dëshiroja të qëndroja rreth njerëzve. Nuk e kuptoja edhe kur ndihesha shkëlqyeshëm deri në atë pikë sa nuk më zinte dot gjumi dhe nuk shkëputesha dot nga puna dhe të të krijuarit muzikë. Tani e di përse. Jam bipolare dhe nuk kam më turp nga kjo gjë. Kjo është e gjitha!”– ka shkruar Bebe Rexha, teksa ka pohuar më tej se sinqeriteti është një lloj forme e të treguarit dashuri ndaj vetes.
Por çfarë është çrregullimi bipolar? Është në çrregullim kronik, me diversitet të gjerë manifestimesh klinike dhe prek afërsisht 1% të popullsisë në mbarë botën. E quajtur ndryshe sëmundja maniako-depresive, çrregullimi bipolar karakterizohet nga periudha depresioni serioz dhe të zgjatur që alternohen me periudha të humorit të lartë, ekspansiv ose irritues (të njohura si mani). Përgjithësisht ndryshimi nuk është pasojë e shkaqeve ambientale. Ndryshimi i humorit mund të jetë i menjëhershëm, brenda disa orëve, ditëve ose gradual, në një periudhë kohore prej disa muajsh.
https://www.instagram.com/p/BwSUJMelyPx/