Një ditë pas rikthimit të Izet Haxhisë në Shqipëri, e dashura e tij një nga njerëzit që i ka qëndruar pranë gjatë kohës së qëndrimit në Turqi për të cilën dhe ai vetë ka folur shumë, i jep një mesazh në rrjetet sociale.
“Ti je forca ime, ti je shkëmbi im, ti je i miri im, Izet Haxhia!
Jam edhe unë me ty, në atë qeli… Dhe do të jem, kudo që të jesh!
Zoti është me ty, sepse ti je me të vërtetën! Që zhytet, por nuk mbytet kurrë!!
Mirë se u ktheve në Atdheun tënd, tonin, Dashuria ime e pamposhtur!
Nuk je vetem♥️”, shkruan partnerja.
Izet Haxhia, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit u ekstradua dje nga Turqia për t’u përballur me drejtësinë në vendin e tij. Avokati i tij deklaroi dje në emisionin “Studio e Hapur” në News24 dhe sot pas takimit me Haxhinë se do kërkojnë rihapjen e çështjes pasi klienti i tij është gjykuar në mungesë.