Aktualitet

“Jam kënaqur duke vënë skedina”, Lei Kraja zbulon si e mësoi futbollin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:58 - 25/03/21 |
mapo.al

Moderatorja e sportit, Lei Kraja është një ndër më të komentuarat në mediat rozë. Së fundmi ajo ka treguar dhe një talent tjetër të saj që lidhet me aktrimin.






Bukuroshja është shfaqur në këtë sezon në programin e humorit “Portokalli”, ku interpreton në rolin e prezantueses së së “Përthithen +40” dhe ajo që bie në sy në këtë rol është e folura me theks ameriakn.


Ditën e sotme ajo ishte e ftuar sot në “Wake Up”, ku ndër të tjera foli dhe për emsionin e saj të preferuar.





“Emisioni im më i preferuar që kam bërë në sport, pavarësisht që nuk e kam drejtuar unë, ka qenë ‘Bar Skedina’. Sa jam kënaqur te ‘Bar Skedina’, duke vënë skedina. Ashtu mësohet futbolli (qesh). Ishte emision shumë i bukur, në lokal, muhabet”, u shpreh Lei.



Ajo është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur persona që kanë besuar te skedinat e saj.


“Po ka pasur dhe kanë humbur. Mos besoni te skedinat e mia. Nuk jam ajo parashikuesja mirë le të themi”, tha Lei me shaka.

Më herët ajo ka qenë e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në të cilin tregoi të gjithë momentet më të vështira të jetës.

Moderatorja sportive tha se vështirëistë e jetës së saj i ndan në 3 etapa, kur u divorcuan prindërit, kur vendosi të jetonte e vetme në Neë York dhe rikthimi në Shqipëri.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas