Kohë të çmendura kontraktime të çmendura me pasoja për Buxhetin e 2 deri 5 viteve në vijim. Siç thotë Skënder Minxhozi në kohë të çmendura ka edhe vendime të çmendura. Por mua më rezulton koha kur kemi “kontrata të çmendura” në emër të emergjencës.
Shteti Shqiptar pa garë të hapur me afate ligjore të shkelura, ka gjithë mars-prill që bën tentativa dhe kontrakton përmes Fondit Shqiptar per Zhvillim 9,4 miliard pa TVSH (e konvertuar në Euro janë 76.42 milion euro).
Këto procedura deri tani 1. ose kane anulluar raundin e parë e presin raundin me kontraktim po pa gare 2. ose, kane shpallur listën e të zgjedhurave, që janë të njëjtat kompani pa asnjë Biznes të Huaj të regjistruar në garë http://ais.al/new/tender-programi-i-rindertimit-pjesa-e-mbeshtetur-nga-buxheti-i-shtetit/ Paradoksi i emergjencës qeveritare qëndron se për vitin 2020 Buxheti i Shtetit ka vetëm 1 miliardë lek në dispozicion për rindërtime.
Në emër të kohëve të çmendura, Qeveria po nxiton të bëjë kontrata të nxituara për buxhetin 2021 apo 2022. Pra nëse Ahmetaj më në fund nuk do jetë përgjithmonë ministër në vitin 2021, 2022 e më tej, Qeveritë dhe taksapaguesit do vijojnë të paguajnë kontrata të lidhura në 2020 për t’u mbështetur me buxhet, në 2021 apo 2022.
Unë jam kundër 3 muajve të tjerë gjendje e jashtëzakonshme, më shumë se rrezik për pandemi, kemi rrezik për keqqeverisje dhe abuzime me financat publike. Kundër gjendjes së Jashtëzakonshme nga kjo Qeveri e ky Parlament.