Albërie Hadërgjonaj përmes një video në “Instastory” ka treguar se gjatë ditëve të fundit nuk është ndjerë fort mirë. Këngëtarja filmon veten pas aktivitetit fizik që ka bërë dhe shprehet se ka pasur simptoma gripi.
Pavarësisht kësaj ajo nuk është testuar por thjesht ka pirë çaj limon dhe xhinxher, ku sipas saj është shkatërrimi i virusit.
“Avulli dhe shumë çaj me limona e xhinxher është shkatërruesi i këtij virusi“, shkruan ajo në video.
Albërie ka këshilluar fansat që të bëjnë sa më shumë aktivitet fizik dhe të ushqehen mirë.
“Sapo mbarova rutinën e ditës, edhe pse kam qenë me grip këto ditë, nuk jam testuar. Kam qenë jo mirë këto ditë megjithatë ushqehuni mirë, aktivitet fizik dhe s’keni asnjë lloj problemi! Ju dua shumë, qëndroni në formë”, shprehet Hadërgjonaj.