fbpx

Aktualitet

“Jam parashikues”/ Stresi: Njoftova në Instagram që do kishte tërmet





               Publikuar në : 13:48 - 03/12/19 |
mapo.al

Reperi i njohur Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi”, në një prononcim për mediat nga Manza e Durrësit, u shpreh se është parashikues tërmetesh madje kishte parashikuar tërmetin e fundit i cili shkaktoi 51 viktima dhe 900 të plagosur.


Ai theksoi se edhe këtë tërmet e kishte parashikuar një ditë para se të ndodhte duke e bërë me dije në rrjete sociale. Më tej ai tregoi nismën e tij bashkë me mqitë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti.



“Jemi në orar tërmetesh tani. E kemi me frikë realisht. Unë jam parashikues i madh. Atë ditë që ka rënë tërmeti, pa rënë tërmeti në 4 të mëngjesit e kam thënë që në drekë më parë që sot do bie tërmet. Nuk e di po kështu ma ka dhënë zoti. Jam njeri me parandjenja.”-shprehet Stresi. Shikoni videon më poshtë.


 

 


Etiketa: , ,

Pas