Ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar formularin e vetëdeklarimit në Kuvend, ku thotë se është anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Kujtojmë që Sali Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së pas vendimit të marrë nga kryedemokrati Basha.
Në reagimin e tij Sali Berisha e konsideroi vendimin e Bashës nul dhe ndër të tjera gjatë një interviste televizive ai u shpreh se do të marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së “sa herë që t’i teket”.
Pak minuta pas nisjes së seancës, Basha dhe deputetët demokratë, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kanë braktisur seancën e Kuvendit.