Familjarët e 69-vjeçarit Reshat Grembi, që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi u vetëhodh një ditë më parë nga Spitali Infektiv, kanë hapur dyert e mortit.
Nipi i viktimës ka deklaruar se 69-vjeçarit nuk ishte bërë tamponi, edhe pse po kurohej për COVID-19 tek Infektivi.
“Vdiq nga Covid-19, pa iu bërë tamponi. Asnjë konfirmim nga spitali infektiv si ndodhi. Nuk kemi fuqi te zbardhim te verteten. 5 dite xhaxhai u mjekua nga mjekja e lagjes. Ishte me temperature 40. Ikin në Fier, i bënë serum. Çojeni në shtëpi na thanë. Pas skanerit na thonë ka Covid-19. E çojmë në urgjencë në Tiranë. Djali nga Gjermania foli në telefon dhe ai i tha se është në gjendje të rëndë. Ai qëndroi 6 orë në Infektiv pa asnjë shërbim, vajti në 2 pas mesnatës dhe në 8 të mëngjesit u hodh”, ka thënë nipi.
Reshat Grembi është rasti i katërt me koronavirus që i jep fund jetës duke u vetëhedhur nga spitalet COVID.
Ekspertët thonë se mungesa e oksigjenit në tru shkakton haluçinacione te pacientët, duke i shtyrë drejt vetëflijimit. Gjithashtu, të prekur nga COVID-19 shfaqin edhe simptoma depresioni.
LEXOE DHE:
Ndërron jetë pacienti që u hodh nga Infektivi, vetëvrasja e 4-ët në spitalet COVID
“E lanë në korridor pa ilaçe”/ Trondit vajza e 69-vjeçarit që u hodh nga Infektivi