ShowBiz

“Jam shtrigë!”/ Dembacaj flet për raportin e thyer me Agron Llakajn






               Publikuar në : 16:58 - 26/06/19 |
mapo.al

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka folur së fundmi rreth marrëdhënieve të thyera me Agron Llakajn. E ftuar në programin radio-televiziv “MCN Urgjenca”, Rudina u shpreh se shoqëria mes tyre, e cila u prish në spektaklin “Al Pazar”, nuk do të rregullohet më kurrë.


“Unë jam një shtrigë që nuk di të fal”-tha Rudina, duke e bërë të qartë njëherë e mirë se nuk do t’i shohim më përkrah njëri-tjetrit duke aktruar.

Kujtojmë se Rudina Dembacaj deklaroi dy vite më parë se u largua nga “Al Pazar” jo për arsye familjare, sikurse ishte shprehur Agron Llakaj, por për shkak se ky i fundit e kishte detyruar të largohej në një farë mënyre.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas