fbpx

ShowBizz

“Jam shumë e lumtur”/ Rihanna flet për lidhjen me biznesmenin miliarder






               Publikuar në : 12:33 - 10/10/19 |
mapo.al

Këngëtarja femër më e pasur në botë, Rihanna ka folur së fundmi rreth lidhjes së saj me biznesmenin miliarder nga Arabia Saudite, Hassan Jameel. Në një intervistë për revistën “Vogue”, Rihanna është shprehur se ndihet vërtetë e lumtur përkrah tij.


“Jam në një lidhje të qetë dhe ka shkuar çdo gjë shumë mirë, ndaj jam shumë e lumtur për këtë”-ka thënë këngëtarja nga ishujt Barbados.



Rihanna dhe Jameel janë tashmë të lidhur prej thuajse dy vjetësh. Ata nuk janë prononcuar për mediat, por lidhja e tyre është bërë e ditur në sajë të fotografive që këto të fundit kanë arritur të sigurojnë. Jo më larg se këtë verë, Rihanna dhe Jameel u pikasën së bashku në Capri të Italisë.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas