Thursday, July 7, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

‘Jam si Avni Rustemi’, ‘kam dy fjalë për Soros’: Si ta lexojmë Metën

by mapo.al
02/07/2019
in Kryesore, Politika
0

Presidenti Ilir Meta kishte nisur të lëshonte disa sinjale për qeverinë dhe Edi Ramën që ditën e djeshme. Por konferenca e së martës ishte e mbushur me deklarata të forta nga ana e kreut të shtetit.

Fillimisht Meta tha se kishte një komplot për ta çuar vendin në përplasje civile. Pa dhënë shumë detaje, Meta foli për parimet e ‘Deep state’, një interpretim që bëhet në SHBA për të shpjeguar shtetin brenda shtetit. Por teksa foli për kapje shteti, Meta i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që “të thellohet”.

“Në rast se ti nuk je i pavarur të marrësh vendimet e tua në interes të vendit tënd, unë dhe gjith shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari, do ta mbrojmë Shqipërinë nga të gjitha ata miliarderë që duan të kapin Shqipërinë”, tha Meta.

Këtu kreu i shtetit shtoi tonet, duke e krahasuar veten me Avni Rustemin.

“Kam dy fjalë për miliarderin Soros, ju uroj jetë të gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, t’i gëzojë miliardat, por Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit, është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit. Jam i racës së Avni Rustemit, Mic Sokolit, Vojo Kushit. Jam i gatshëm të bëj testin e shëndetit mendor dhe pas kësaj krize duhet të vëmë në Kushtetutë testin e shëndetit mendor dhe jam gati të bëj edhe testin e drogës, kurse për testin e shqiptarit, e dinë ata që e kam bërë e do ta bëj në çdo kohë”, tha Meta.

Por thelbi i konferencës së tij ishte propozimi i Ilir Metës që më 13 tetor të ketë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, zgjedhje lokale dhe zgjedhje për president.

Kjo ishte sfida e kreut të shtetit për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ky është propozimi për zgjidhje. Jo më kot ai publikoi një mesazh të kryeministrit Rama në fillim të këtij viti, ku ai i shkruante se pas zgjedhjeve lokale, LSI do të zhdukej dhe Lulzim Basha nuk do ishte më kryetar i PD.

I ashpër u tregua Meta edhe kur foli për reformën në drejtësi, të cilën e quajti ‘Ramoreformë’.

Në jo pak momente, Meta debatoi edhe me përfaqësuesit e dy televizioneve të mëdha, Top Channel dhe Vizion Plus, të cilët i kujtuan se SHBA ka njohur zgjedhjet lokale.

A është në konflikt me amerikanët Meta? ‘O Meti, nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës, anti-amerikan’, iu përgjigj Meta gazetarit të Top Channel, Muhamet Veliu.

Kurse për Sokol Ballën, drejtorin e Vizion Plus, Meta tha: “Nëna e fëmijëve të Sokol Ballës është në qeveri apo jo?”

Komenteve të vazhdueshme të Edi Ramës se Meta është burri i Monika Kryemadhit, Meta iu përgjigj: “Nëse më thotë më burri i Monikës, do i them gruaja e Bilalit”, duke iu referuar historisë së fotos së Edi Ramës me Barak Obamën në SHBA.

Kjo konferencë e Metës vetëm sa paralajmëroi atë që shumë media të huaja po e theksojnë orët e fundit, se kriza vetëm sa do thellohet. Në këtë mes, sipas këtyre mediave, Ilir Meta shfaqet jo vetëm si kreu i shtetit, por edhe si politikani me një histori fërkimesh me Edi Ramën.

Sa larg do të shkojë Meta në këtë histori, kjo mbetet për t’u parë. Por paralajmërimet me Avni Rustemin dhe Mujo Ulqinakun tregojnë se kjo do jetë një betejë e zjarrtë.

Tags: AkuzatAvni RustemidebatiEdi RamaIlir Metakriza politike

JU SUGJEROJME

A ka ardhur koha që të flasim për varreza murale dhe krematoriumet për djegien e kufomave?
Aktualitet

A ka ardhur koha që të flasim për varreza murale dhe krematoriumet për djegien e kufomave?

06/07/2022
Hidhen gurë drejt statujës së Skënderbeut në Shkup
Arkiva 2

Hidhen gurë drejt statujës së Skënderbeut në Shkup

06/07/2022
Protesta e 7 korrikut/ PD kërkon leje nga policia për grumbullimin e qytetarëve
Politika

Protesta e 7 korrikut/ PD kërkon leje nga policia për grumbullimin e qytetarëve

06/07/2022
“Qeveria lejoi kompanitë guaskë te inceneratorët, Ibrahimaj e konfirmoi”
Aktualitet

“Qeveria lejoi kompanitë guaskë te inceneratorët, Ibrahimaj e konfirmoi”

06/07/2022
Next Post
Rama takim me policët, shmang përgjigjen për Metën

Rama takim me policët, shmang përgjigjen për Metën

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • A ka ardhur koha që të flasim për varreza murale dhe krematoriumet për djegien e kufomave?
  • Hidhen gurë drejt statujës së Skënderbeut në Shkup
  • Protesta e 7 korrikut/ PD kërkon leje nga policia për grumbullimin e qytetarëve
  • U shpëton jetën tre vajza dhe një oficeri policie pasi makina u zhyt në lumë, njihuni me adoleshentin hero
  • “Qeveria lejoi kompanitë guaskë te inceneratorët, Ibrahimaj e konfirmoi”



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In