Aktualitet

Janar-shkurt, ndalën aktivitetin 2 mijë e 200 biznese














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:36 - 10/03/21 |
mapo.al

Arben Arkaxhiu prej 2016-s ka hapur dyqanin për import-eksport të artikujve të ndryshëm industrial kryesisht për sektorin fason në Tiranë. Në fillim të janarit të këtij viti, ai ka vendosur ta pezullojë aktivitetin.






“Në dyqan ne tregtonim kryesisht makina qepëse për fasonët. Ky sektor është në krizë për shkak të pandemisë, mungesës të porosive dhe shitjeve. Kjo situatë ndikoi edhe te ne dhe asnjë nga kompanitë nuk ishin të interesuara të blinin më makina qepëse. Nëse do të ketë punë, dyqanin do ta rihapim përsëri.”


Të dhënat e përpunuara nga lista e subjekteve pasive, të cilën Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e përditëson çdo ditë tregojnë se në janar-shkurt të këtij viti kompanitë që kanë kaluar në status pasiv ishin rreth 2,200, me një rritje prej 26% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ekonomia dhe konsumi kishte një sjellje normale.





Bizneset citojnë rënien e konsumit, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë, si një nga arsyet kryesore.



Elvi Alushani drejtues i farmacisë “Alushani” në zonën e ish-bllokut tha për “Monitor” se arsyet e mbylljes të biznesit janë rënia e xhiros në periudhën e pandemisë.



“Në tregtojmë vetëm produkte farmaceutike për fushën e gjenekologjisë. Në këto kohë pandemie kërkesa për këto produkte ra shumë, pothuajse nuk kishte xhiro. Kjo na detyroi të mbyllnim dyqanin. Pa kaluar pandemia nuk mendoj se do ta rihapim, por duke qenë se është ambient i yni, do ta lëshojmë me qira”.

Rënia e konsumit, e shoqëruar dhe me kufizimet e orarit të lëvizjeve, ka goditur shumë sektorë. Saimir Nikolla nga Tirana prej 1 viti kishte hapur dyqanin për saldime të hekurit, por për shkak të rënes të xhiros u detyrua ta mbyllte. Ai thotë që me shfaqjen e Covid-19 njerëzit nuk ishin të interesuar për punime. Pas mbylljes të dyqanit të ardhurat po i siguron me atë pak punë që ka nëpërmjet kërkesave me telefon.

“Nuk më leverdiste të mbajë hapur dyqanin. Për momentin ka shumë pak kërkesa për shërbimin nga shtëpia. Nëse do të këtë punë, mendoj që biznesin ta rihap.”

Në Tiranë, në janar-shkurt kanë kaluar në status pasiv 934 subjekte, me një rritje prej 12% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kryeqyteti gjithsesi, rezulton se e ka pësuar më pak nga pandemia, edhe për shkak të përqendrimit të pjesës më të madhe të popullsisë në të. Ndërsa në qytetet e tjera, sidomos ato që janë të lidhura me turizmin, dhe që deri vitin e kaluar po zhvilloheshin për shkak të rritjeve të udhëtimeve të brendshme e të të huajve, situata nuk ka qenë e lehtë.

Në Berat, bizneset e mbyllura janë rritur me 140.5% në dy muajt e parë të këtij viti, në raport me janar-shkurt të 2020-s. Berati rezulton dhe qyteti që po e vuan më shumë pandeminë në këtë fillim viti.

Në Fier, mbylljet janë rritur me rreth 58%, në Vlorë, me mbi 52%. Shkodra, e cila përgjatë 2020-s ka shënuar rritjen më të madhe të bizneseve të mbyllura, e ka vijuar tendencën negative dhe në janar e shkurt (+51%). Edhe qytetet bregdetare si Saranda e Durrësi po shënojnë falimentime të larta (rritje përkatësisht 45.2% dhe 34%). Më të qëndrueshme në muajt e parë të këtij viti po rezultojnë subjektet në Lezhë, Kukës dhe Dibër./Monitor

1


Etiketa: , ,

Pas