Jonida Vokshi është një ndër emrat më të dashur të ekranit për publikun shqiptar, e cila i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e saj.
Tetë muaj më parë, aktorja u bë nënë duke sjellë në jetë të voglën Emi, e cila është një kopje e vogël e partnerit, Besnik Krapi.
Emi është kthyer në kryefjalën e ditës së Jonidës, e cila ndan herë pas here momente me të voglën edhe në Instagram. Ajo nuk na i kursen momentet e përditshmërisë dhe me siguri edhe ju jeni ndjerë sikur jeni pjesë e shoqërisë apo familjes së Jonidës.
Mirëpo, nuk e dimë pse ajo zgjodhi që të na prezantojë sot për herë të parë me të vëllain, i cili ishte po aq simpatik sa aktorja.
Jonida i ka uruar atij ditëlindjen dhe në fakt të gjithë u bëmë lëmsh. Mos janë gjë binjakë?
Ngjashmëria mes Jonidës dhe vëllait të saj është shumë e madhe.
Etiketa: Jonida Vokshi