fbpx

ShowBizz

“Janë kthyer në pazar”, Selami Kolonja shpreh mllefin ndaj festivaleve shqiptare





               Publikuar në : 18:03 - 12/02/19 |
mapo.al

Pasditen e sotme në një intervistë për T.Ch. ishin të ftuar këngëtari Selami Kolonja dhe vajza e tij Majsela. Vajza e këngëtarit tregoi më shumë për eksperiencën në “The Voice Kids”, ku kaloi me sukses fazën e audicioneve të fshehura, e tashmë është pjesë e garës në skuadrën e Miriamit.


Ndërkohë, Selamiu u ndal për të folur rreth të rejave nga jeta e tij profesionale, duke treguar se preferon që këngët e realizuara t’i publikojë për kënaqësinë e tij dhe të publikut, e jo për të konkurruar në tregun muzikor.



Selamiu shprehet i pakënaqur nga mënyra se si organizohen festivalet ku ai ka marrë pjesë. Kjo gjë sipas tij ndodh për shkak të transparencës në zgjedhjen e fituesve.

“Kur duam të penalizojmë dikë është shumë e lehtë, pasi muzika është shije”, shtoi më tej këngëtari.Festivalet kohët e fundit janë bërë një pazar dhe kam vendosur mos të marr më pjesë në festival. Viteve të fundit në festival ne kemi një revolucion në kuptimin e mirë të fjalës. Festival i Këngës në television ka një ngritje në kuptimin arsitik, jo këtë vit por viteve më parë kishte një rritje. Kishte orkestra dhe këngëtarë live, por prishet në fund. Gjithçka e ndërtojmë mirë dhe në fund kur duam të vendosim diçka fillojnë pazaret. Justifikimi është i thjeshtë. Kur ne duam të penalizojmë dikë, e gjejmë një motiv.Faktet flasin, kur diçka është e veçantë dhe bëhet e dashur për të gjithë, edhe shijet e vlerësuesve ndikohen./Gazeta Mapo/


Etiketa: , , , , ,

Pas