Aktualitet

“Janë nisur drejt Malit të Gramës”, humbin dy fëmijë në Dibër





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:30 - 27/09/19 |
ro ot

Dy fëmijë 12 vjeç kanë humbur kontaktet me familjarët në fshatin Kastriot të Dibrës. Familjarët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e të miturve. Raportohet se rreth orës 15.00, ata kanë dalë nga shtëpia, për në drejtim të Malit të Gramës dhe nuk janë kthyer ende në shtëpi.


Njoftimi i Policisë


Dibër/ Informacion paraprak


Rreth orës 19.30, në sallën e Komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A.L, banues në fshatin Kastriot, i cili kërkon ndihmën e policisë, pasi rreth orës 15.00, kanë dalë nga shtëpia dy vëllezërit e tij të mitur, për në drejtim të Malit të Gramës dhe nuk janë kthyer akoma në shtëpi. Shërbimet e policisë janë organizuar në grupe dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e fëmijëve.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas