Aktualitet

Janë zënë? Ç’ka ndodhur mes Fifit dhe Luana Vjollcës?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:20 - 01/04/21 |
mapo.al

Dihet se prej kohësh, këngëtarja e njohur Fifi dhe moderatorja Luana Vjollca, kanë shoqëri të mirë me njëra-tjetrën.






Gjatë sezoneve të emisionit të Luanës, “Shiko Kush Luan”, Fifi ka shoqëruar me performancat e saj muzikore dhe jo vetëm në rrjete sociale por edhe në ekran, ato ia kanë shprehur shpesh dashurinë njëra-tjetrës.


Fifi dhe Luana ishin shoqe për kokë, ndaj do të ishte e llogjikshme që nëse s’i kishte bërë një urim publik, Luana të ishte të paktën e pranishme në festën e ditëlindjes së Fifit.







Mirëpo u vu re se moderatorja s’bëri asnjë nga këto.




Fifi festoi mbrëmë 27 vjetorin me miq të shumtë e personazhe VIP, por Luana s’u duk gjëkundi.



Dy vajzat vazhdojnë ta ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale por nëse më parë s’ndalonin dedikimet e bukura publike, për ditëlindjen e Fifit moderatorja heshti.

Kjo na bëri të dyshojmë se mes tyre mund të ketë pasur ndonjë keqkuptim që mund të ketë prishur paska marrëdhënien, mirëpo ende nuk dihet çfarë.

As Fifi dhe as Luana s’kanë reaguar lidhur me këtë temë, teksa ngelet për t’u parë ç’bëhet me dy vajzat që publiku i ka kaq shumë përzemër.

1


Etiketa: ,

Pas