Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, vjen sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai do të takohet fillimisht me anëtarë të minoritetit grek në Himarë, përpara se të zhvillojë bisedime me Kryepeshkopin Janullatos.
Pas mbërritjes në Tiranë, Dendias do të takohet me homologen e tij Olta Xhaçka. Dy ministrat e jashtëm do të dalin me deklarata të përbashkëta për shtyp, rreth orës 12:00.
Më tej, ministri grek do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Takimi i tyre kokë më kokë do të pasohet nga një drekë pune.
Bisedimet pritet të fokusohen në çështjet dypalëshe, rajonale dhe evropiane, me theks në marrëdhëniet greko-shqiptare, përgatitjet për Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), zhvillimet në Ukrainë dhe rajonin e Mesdheut Lindor, si dhe në perspektivat evropiane të Ballkanin Perëndimor. /Liberale.al/