Në bashkëpunim me kompaninë Fujikin, ekspertët e Universitetit japonez të Osakas kanë krijuar një robot të shkencëtarit italian Leonardo da Vinçi, i cili do të arsimojë brezat e ardhshëm të shkencëtarëve, raporton Anadolu Agency (AA). Roboti i Da Vinçit iu është paraqitur pjesëmarrësve të samitit që mblodhi sot liderët e 20 vendeve më të zhvilluara në Osaka.
Drejtori i marketingut i kompanisë Fujikin, Kouichi Nakamura, për AA tha se roboti ishte bërë në nder të Da Vinçit. Ai tha se roboti Da Vinci është bërë edhe me qëllim që në mënyrë unike fillestarëve t’u prezantohet puna e tyre dhe që të merren me shkencën dhe artin.
“Kështu do të mundësojmë që fillestarët dhe shkencëtarët e ardhshëm të mësojnë përmes argëtimit”, tha Nakamura.
Ai po ashtu tha se roboti Da Vinçi flet japonisht, anglisht dhe italisht. Duke u lidhur me rrjetin e Google, roboti do të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve. Nakamura paralajmëroi se edhe Albert Einstein së shpejti do të fitojë robotin e tij në të njëjtën mënyrë.