Aktualitet

Japoni/ Shkon në 70 numri i viktimave nga tajfuni i frikshëm





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:57 - 15/10/19 |
mapo.al

Tajfuni Hagibis që goditi Japoninë ka vrarë 70 njerëz ndërkohë që 15 të tjerë raportohen të zhdukur.


Më shumë se 200.000 anëtarë të ekipeve të shpëtimit po marrin pjesë në kërkimin e të mbijetuarve në zonën e rrezikuar.


Tajfuni shkaktoi rrëshqitje të dheut duke shkatërruar dhe dëmtuar një numër të madh të shtëpive. Sipas Shërbimit Meteorologjik të Japonisë, tajfuni kishte shpejtësi deri në gati 200 kilometra në orë.


Stuhia përfshiu zonën në jug të Tokios dhe solli shi të fortë dhe erë në pjesët qendrore dhe veriore të vendit. Më 14 tetor, tajfuni u dobësua dhe u zhvendos në kategorinë e stuhisë tropikale.


Kujtojmë që Japonia goditet nga rreth 20 tajfunë në vit. /Rel/


Etiketa: , ,

Pas