Një tërmet me fuqi prej 6 ballësh goditi zonën në brigjet e Fukushimës në verilindje të Japonisë, ku ndodhet edhe një prej reaktorëve bërthamorë.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) tha se tërmeti u regjistrua sot në orën 08:58 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 40 kilometrash.
Pas një tërmeti i cili u ndie në zonat përreth, përfshirë edhe Tokion, JMA nuk lëshoi paralajmërim për cunami.
Rreziku që mbetet sipas sizmiologëve është ai i aktivitetit sizmik në këtë zonë që do të vazhdojë të shoqrohet me pas lëkundje.