fbpx

Aktualitet

Japonia goditet nga stuhia më e fuqishme e dekadave të fundit





               Publikuar në : 22:30 - 12/10/19 |
mapo.alm

Shirat e dendur dhe erërat e forta po shkatërrojnë zona të ndryshme të Japonisë, ndërsa ky shtet po përballet me stuhinë më të fuqishme në 60 vitet e fundit. Tajfuni “Hagibis” preku tokën në jug të vendit dhe autoritetet u kanë bërë thirrje miliona qytetarëve që të lënë banesat për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut.


Shumë stacione treni dhe metroje, kanë pezulluar punën, ndërsa numërohen mbi 1 mijë fluturime të anuluara. Autoritetet e Japonisë raportuan për një viktimë në Tokio dhe disa të plagosur. Dëmet materiale janë të shumta, kryesisht në banesa dhe automjete.




Mbi 1,6 milion banorë janë urdhëruar që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, 210 000 prej të cilave kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme. Shumë prej tyre kanë mbetur edhe pa energji elektrike.

Sipas shërbimit meteorologjik japonez, pritet që erërat ta tejkalojnë shpejtësinë 216 kilometra në orë.Por Japonia është goditur edhe nga një tërmet i magnitudës 5.3, ndërkohë që vendi po përpiqet t’i bëjë ballë stuhisë. Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e Çibas, pranë Tokios.

 

 


Huge waves crash against the shore in Mihana, Japan as Typhoon Hagibis gathers speed

Firefighters patrol on a flooded road due to heavy rains caused by Typhoon Hagibis at Ota ward in Tokyo

Pedestrians were seen wading through flooded roads as the powerful storm took hold in Japan

Cars submerged in water in a residential area hit by the dramatic typhoon in Ise, central Japan

Two people walk through cables which fell on the road in Ichihara, Chiba Prefecture

Rubble covers the ground in Ichihara, Chiba after harsh weather ripped through homes

A damaged vehicle and house after a tornado caused by Typhoon Hagibis hit Ichihara

A sign is partially submerged as the Tama River floods during Typhoon Hagibis

Cars pass by at Ginza shopping district in the pouring rain due to Typhoon Hagibis in Tokyo

A woman tries to catch a taxi in the pouring rain as Typhoon Hagibis hits Tokyo


Etiketa: , ,

Pas