Bota

Japonia teston borën artificiale për Lojërat Olimpike 2020






               Publikuar në : 18:26 - 13/09/19 |
mapo.alm

Për herë të parë në histori Japonia ka testuar sistemin ftohës që prodhon dëborë artificiale. Ideja vjen për ta përdorur këtë sistem në Lojërat Olimpike verore që do të zhvillohen vitin tjetër në Tokio. Kujtojmë se një vit më parë gjatë verës, vdiqën 65 persona shkak i temperaturave të larta.


Ky sistem u testua gjatë një gare me kanoe por prova e parë nuk pati sukses. Shpërndarja e dëborës artificiale në atmosferë nuk mundi të ulë temperaturat ndaj japonezët janë duke punuar sërish që ta përfundojnë deri në prag të Lojërave Olimpike.



Gjatë verës në Tokio temperaturat arrijnë deri në 35 gradë celsius, ndërkohë që në çdo stadium olimpik do të jenë të vendosura pajisje të ndryshme që do të shpërndajnë dëborë. Përveç uljes së temperaturave ajo do të krijojë një spektakël të vertetë duke e mbuluar fushën me një shtresë të bardhë.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas