Gazetarja e sportit, Ilda Bejleri është larguar nga Digitalb pas 11 viteve. E teksa ky largim është përfolur dhe konfirmuar edhe diku nga Ilda, se ka ardhur si pasojë e një debati të ashpër me Dritan Shakohoxhën, duket se është menduar për një zëvendësues.
Nëse mendoni se vendin e Ildës do ta zerë një tjetër bukuroshe, e keni gabim. “Zona Gol” do të drejtohet nga gazetari Glendi Tafaj, i cili njihet gjithashtu edhe si ish futbollist. Deri më tani Tafaj ka qendruar pas ekranit, në terren. Por me ç’kuptohet drejtuesit e Supersport kanë menduar që informacionin si ish futbollist dhe gazetar profesionist t’ia përçojë publikut direkt nga studioja e emisionit.