Sport

Jashtë podiumit në Europian, Gega nuk e fsheh zhgënjimin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:06 - 13/08/18 |
mapo.al

Atletja shqiptare Luiza Gega bëri një paraqitje fantastike në finalen e 3.000 metrave me pengesa për femra, në Europianin e zhvilluar në Berlin, por gjithsesi nuk arriti dot të shpërblehej, pasi mbeti jashtë podiumit në këtë garë.


Atletja 29-vjeçare e mbylli garën në vendin e katërt, edhe pse ishte gjatë të gjithë kohës në vendet e para dhe në luftë për të siguruar një vend në podium, duke u dorëzuar vetëm në çastet e fundit të garës.


Vet Luiza Gega, nëpërmjet një postimi në Facebook shprehu keqardhjen për këtë garë, ku ajo priste të merrte diçka më shumë.


“Kampionati Europian i Berlinit u mbyll me vendin e katërt, edhe pse luftova deri në fund për medalje. Isha kaq afër, por nuk arrita dot ta marr. Të them të drejtën jam e mërzitur, sepse besoja shumë të isha në zonën e medaljeve, por fati nuk ishte me mua sot”, shkruan Luiza Gega.



Etiketa: , , , ,

Pas