Një grua shtoi në peshë në mënyrë dramatike pas një transplanti fekalesh nga vajza e saj.
Kjo është një procedurë normale mjekësore.
Bakteret e shëndetshme futen në një zorrë të sëmurë.
Por sipas BBC, mjekët thonë se kjo ka ndikuar në shëndetin e saj.
Ajo ka shtuar menjëherë 16 kilogramë dhe tani klasifikohet si obeze.
Edhe studime të mëparshme kanë provuar se një transplant i tillë nga njerëz mbipeshë tek kaviet, bën që këto të fundit të shtojnë peshë.
Megjithatë ekspertët akoma nuk e dinë se cila është lidhja mes baktereve të zorrëve dhe obezitetit.
Procedura e transplantit të fekaleve clerësohet si e mirë dhe është miratuar edhe në Britani vitin e shkuar, raporton BBC.