Aktualitet

Jasmina plas ‘’bombën’’, Andi më la vetëm iku me Diona Fonën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:28 - 11/05/21 |
mapo.al

Disa ditë më parë, çifti shumë i komentuar i momentit, Andi dhe Jasmina, vendosën të dalin përfundimisht nga emisionin “Për’puthen”, për ta vazhduar njohjen e tyre jashtë pa presionin e kamerave dhe publikut.






Mesa duket marrëdhënia mes dyshes nuk është siç duhet dhe shkak për këtë është bërë sërish këngëtarja Diona Fona. Nëpërmjet një fotoje në Instagram, ajo ka treguar për të gjithë ndjekësit se Andi ka qenë i ftuar në ditëlindjen e Fationit, por është larguar menjëherë drejt Vlorës për të qenë protagonist në videoklipin e Dionës dhe siç duket kjo gjë e ka revoltuar Jasminën.


“Boll me pyetet se cfare ben Andi e nga eshte Andi. Durova te dal si femer e fiksuar para nje Shqiprie nderkohe qe duket kush shkon mbrapa femres se gabuar. Dje ka qene i ftuar ne dtl por ka ikur direkt drejt Vlores per t’i ardhur ne ndihme “shoqes” qe e ka njohur vec kur i ka shkruar per ta marr si imazh.







Nuk kam folur e nuk kam hapur kesi temash sepse personi ne fjale takohej me mua dhe me bente te dukesha si e cmendur per kto “mendime”. Dje ua them sinqerisht po e prisja tu dilnin fotot dhe ja ku ma nxoret ftyren e vertet te mashkullit “te dashuruar “. Njeriu fundit qe do doja tja hiqja masken publikisht por si fillim ai s’duhej te kishte maske me mua.



Sa per kte “femren” bota eshte rrumbullak sot une neser ti. Edhe po, jam duke i dhene rendesi publike dhe kushdo qe do doje te kthej pergjigjie jam e hapur per cdo ballafaqim ! Edhe pse ska goje njeri tme flas . Gjithsesi ju pres”, ka shkruar Jasmina krahas fotos.



Ajo u ka kërkuar fansave që të të mos i bëjnë më tag në foto apo video me të. Nga ana tjetër, Andi akoma nuk ka reaguar në lidhje me këto deklarata të forta të Jasminës.

Kujtojmë se ditë më parë, Andi u shfaq si protagonist në klipin e ri të këngëtares Diona Fona. Projekti i saj quhet “Sheqer” dhe pikërisht për sheqerin ka pasur përplasje të shumta në emision mes Jasminës dhe Andit. Jasmina ka shfaqur skena xhelozie për Andin dhe këngëtaren.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas