Tirana nuk arriti të festojë mbrëmjen e sotme titullin kampion pasi barazoi 1-1 kundër Teutës.
Me këtë rezultat u mbyll ndeshja e javës së 32-të në Superligë.
Bardhebluve iu duhej fitorja, pasi Laçi mposhti 0-2 Egnatian.
Në fund të ndeshjes pati edhe tension nga tifozët e Tiranës, të cilët tentuan të godasin me shishe uji arbitrin e ndeshjes, Laver Alla.
Ata nuk u pajtuan me faktin se gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq futbollistin Redon Xhixhën, duke lënë ekipin e kryeqytetit me 10 lojtarë.
Tiranës 10 pikë para vendit të dytë i duhen edhe 2 pikë për t’u shpallur matematikisht kampion.
Skënderbeu fitoi në Korçë ndaj Kastriotit, 2-0. Mensah 20′, Pusi 81′ realizuan golat e fitores.
Skënderbeu parakaloi Dinamon me një pikë, duke i shpëtuar përkohësisht fundit të klasiifkimit por për mbijetesë mbeten ende larg, plot 10 pikë larg Egnatias.
Dinamo përballet nesër me Vllazninë, në Tiranë.