Kryesore

“Java e fundit e kufizimeve”/ Rama: Transporti publik hapet në fund të muajit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:52 - 24/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Rama, njoftoi këtë Dielë, se duke nisur nga 1 Qershori, do të hapen kufijtë tokësorë me vendet fqinje, ndërsa sa i përket sezonit turistik, tha se pas datës 10 qershor plazhet janë të hapura për të gjithë. Më tej, kryeministri tha se në fund të muajit, do të hapet transporti publik, por pjesë-pjesë.


“Shumë shpejt do të publikojmë planin për rimëkëmbjen. Transporti publik do të hapet në fund të muajit pjesë-pjesë”-tha Rama.


Kryeministri bëri me dije se, java e ardhshme do jetë java e fundit me kufizim të orareve në të gjithë vendin, por shtoi se pavarësisht ditëve të javës, “dy fundjava pa makina do mbeten në fuqi”.


Rama tha se fundjava pa makina do të vijojë edhe për dy javë të tjera dhe më pas do të rikthehet sërish pas sezonit të verës si një mënyrë e re jetese.


“Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela për tu rikthyer pas sezonit të verës ku çdo të Diel minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona”, tha kryeministri.


Etiketa:

Pas