Kryesore

Javë vendimtare/ Mazhorancë-opozitë, nesër për Zgjedhoren, çështjet që i ndajnë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:36 - 25/05/20 |
mapo.al

Nesër do të rimblidhet Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve.


Palët rinisin kështu diskutimet të martën pas mospjesëmarrjes së opozitës në tryezë të mërkurën e kaluar, pas zhvillimeve te Teatri Kombëtar ku qeveria shembi orët e para të mëngjesit të 17 majit godinën 80 vjeçare.


Çfarë pritet që të ndodhë?
Katër anëtarët e Këshillit Politik rikthehen aty ku e lanë, shumë larg konsensusit. Çështjet i ndajnë janë shumë, ndërsa ajo që bashkon tre prej tyre, PS, PD dhe LSI është një, fakti që të mos ndryshojnë sistemin elektoral duke e bërë të pamundur misionin e opozitës së re, që përfaqësohet nga Rudina Hajdari.


Financimi i fushatës, votimi elektronik, Kolegji Zgjedhor, qeveria kujdestare, por mbi të gjitha edhe rekomandimi i OSBE-së për depolitizimin e administratës zgjedhore, janë disa nga çështjet që e mbajnë larg konsensusin.


Partia Socialiste kërkon depolitizim të plotë të administratës zgjedhore, ndërsa PD-ja një alternativë mikse.

Por a do të arrihet që deri në 31 maj kur palët kanë vendosur afatin, të përfundojnë draftin për ta dërguar në parlament për miratim?
Një gjë e tillë duket e pamundur duke parë se çfarë ka ndodhur më parë, por surprizat nuk përjashtohen duke njohur lëvizjet e minutës së fundit në politikën shqiptare. Ndërkohë që nga Parlamenti afati i komisionit është deri në fund të qershorit.


Etiketa: ,

Pas