Aktualitet

Javën tjetër sërish ndihma, Soreca: Duhet disiplinë për të luftuar COVID-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:30 - 15/05/20 |
mapo.al

Bashkimi Evropian do të vazhdojë  me ndihma për Shqipërinë për të përballuar luftën ndaj koronavirusit.


Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ndërsa bën apel për të qenë të disiplinuar në këtë luftë, thotë se këto ndihma do të vijnë javën e ardhshme.


“Ne duhet të jemi rezistent dhe të disiplinuar në luftën kundër  COVID-19. Të gjithë duhet të respektojmë rregullat në fuqi për të ndihmuar gjithë komunitetin të dalë nga kriza.


Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore për Shqipërinë. Dorëzimi tjetër i pajisjeve është planifikuar javën e ardhshme”, shkruan Soreca në Facebook.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas