Aktualitet

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 6 pacientë lënë spitalin, në total 31 të shëruar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:39 - 27/03/20 |
mapo.al

Gjashtë pacientë kanë lënë ditën e sotme spitalin Infektiv në QSUT, të shëruar nga COVID-19. Pas testit konfirmues në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga i cili kanë rezultuar negativ për COVID-19 mbrëmjen e djeshme, sot 6 pacientë të shtruar në Infektiv janë kthyer në shtëpi.


Në total deri tani janë 31 të prekur nga COVID-19 (në spital dhe të vetëizoluar) të cilët janë shëruar. Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera.


 




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas