Partia Socialiste po përgatitet për skuadrën që do t’i drejtohet zgjedhjeve më 25 prill, dhe pjesë e saj do të jenë edhe të rinj.
Një nga kandidateve të prezantuara nga kryeministri Edi Rama, është dhe Albana Hana. Teksa kreu i qeverisë e pyeti për defektet që mendon se ka, Hana i tha se i dukej arrogant.
Mirëpo, kjo gjë duket se nuk i pëlqeu Ramës. Ai iu drejtua duke i thënë se e folura troç dhe me këmbëngulje, mbase duket arrogancë, por ai s’bën gjë tjetër veçse i shkon deri në fund bindjes së tij.
BISEDA:
Rama: Më thuaj çfarë nuk të pëlqen te unë?
Kandidatja: Jeni pak arrogant.
Rama: Shumë njerëz e thonë, mbase jam. Ajo që më etiketohet si arrogant është e folura troc dhe me këmbëngulje. Unë preferoj t’i mbroj bindjet e mia, megjithatë faleminderit që më në fund e nxorre një fjalë të sinqertë dhe pse jo pozitive.