ShowBizz

“Je fundi i bishtit të kavallit”/ Ja si Enca i përgjigjet Roza Latit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:11 - 21/06/19 |
mapo.al

Enca Haxhia duket se nuk shqetësohet nga fjalët ofenduese të Roza Latit, të ardhura pas intervistës së saj të bërë me Ermalin në emisionin “Xing”.


Këngëtarja ka postuar në orët e vona të mbrëmjes një video ku shfaqet duke kënduar këngën e saj më të re dhe ka përzgjedhur pikërisht vargjet “Ti je xheloze për mua!” Dhe për t’u mos ndalur me kaq, Enca  ka shkruar përmbi video: Zemër, mund të gjesh veten këtu.


Siç mund të kuptohet, Encës nuk i ka bërë aspak përshtypje reagimi i Rozës. Kjo e fundit kujtojmë se e quajti Encën mosmirënjohëse, pak ditë pasi këngëtarja u shpreh për Ermal Mamaqi se Roza është një nga ata njerëz që fton në studio personazhe për të dalë kundër saj, vetëm sepse nuk i ka shkuar në emision.


Iu referua njëkohësisht edhe modeles Trejsi Sejdini, e cila, përmes thumbeve karshi Encës në emisionin “Why Not”, u bë molla e sherrit.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas