Thursday, June 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Je ministri më i dështuar”/ Lleshaj në interpelancë: Krimi ka pësuar ulje, goditëm 30 grupe kriminale

by mapo.al
16/11/2020
in Kronika, Kryesore, Video
0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot në interpelancë parlamentare e kërkuar nga deputetiu i opozitës, Korab Lita.

Ky i fundit iu drejtua Lleshajt si ministri më i dështuar, ndërsa i kujtoi edhe komentet për efektivët e Policisë së Shtetit të bëra nga foltorja e Kuvendit dy javë më parë. “Ti je ministri më i dështuar që ka pasur ndonjëherë në Ministria e Brendshme. Nëse do të kishe pasur sadopak moral ushtarak kurrë nuk do ta ofendoje figurën e policit”, iu drejtua Lita, Sandër Lleshajt.



***

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm duke mbrojtur punën e tij renditi disa parametra dhe shifra ku sipas tij, ato paraqesin pasqyrën e kriminalitetit në vendin tonë.

Lleshaj tha se vrasjet kanë pësuar ulje që prej vitit 2013 ku në 2020, niveli i tyre për 100 mijë banorë është 1.7 në krahasim me vende të tjera të BE-së që e kanë 1.2.

“Në vitin 2019 janë regjistruar 58 vrasje dhe 44 në 2020. Niveli i vrasjeve për 100 mijë banorë është 1.7 nga 1.2 që është në BE. Krimi i armëmbajtjes pa leje ka pësuar rënie. Sa i përket çështjeve të sigurisë rrugore janë parë përmirësime. Në vitin 2020 kemi një ulje të madhe të viktimave të aksidenteve rrugore. Task forca merret me hetimin e krimit të organizuar ndërsa OFL merret me pasuritë. Në vitin 2020 janë goditur 30 grupe kriminale. Kemi bërë të mundur arrestimin e personave të grupeve famëkeqe kriminale” – tha Lleshaj.

Ministri vijoi dhe me punën e bërë nga OFL për të cilën tha se deri më tani janë referuar 1881 pasuri të nxjerra nga krimi. Ndërsa dhe për luftën kundër kanabisit ai tha se këtë vit u asgjësuan më shumë bimë narkotike se sa një vit më parë.

“OFL i cili godet asetet kriminale vazhdon me intensitet të lart. Janë referuar 1881 pasuri të nxjerra nga krimi. Sa i përket kanabisit, dua tju them që lufta kundër saj ka shënuar rezultatet më të larta në 3 dekadat e fundit. Në vitin 2020 e ka shtuar nivelin e kontrollit në territor. 106 hetime proaktive janë zhvilluar nga policia këtë vit. Sivjet janë asgjësuar më shumë bimë narkotike se sa një vit më parë. Për 2020 autoritetet italiane kanë kapur 911 kg kanabis me origjinë nga Shqipëria.

Dua tju them që ka vazhduar puna për konsultimet e policisë së shtetit. Për shoqërina Ilyrian Guard. Ju folët për një shoqëri private Ilyrian Security por nuk ka një të tillë. Ka një shoqëri aksionere me kapital shtetëror. Ilyrian Guard është krijuar për të ulur kostot dhe kemi rritur cilësinë e këtij shërbimi. Ajo ruan 370 objekte shtetërore, ka një staf shumë herë më të motivuar. Do tju ftoja që të pyesni punonjësit e saj dhe tju thonë se çfarë kanë ndryshuar. Të gjithë aludimet politike për to unë dua që t’i mohoj” – tha Lleshaj.

***

Në përgjigje të fjalës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, deputeti i Korab Lita u shpreh se Shqipëria sot po kalon një nga periudhat më të rënda të sigurisë, trafiqeve dhe krimit të organizuar.

“Përballja me krimin bëhet e pamundur kur trupa policore nuk ka zinxhirin drejtues, që t’i mbrojë dhe të mos ndjehen të tradhtuar. Ne e dëgjuam këtu z. ministër të Brendshëm që na paraqiti këtu operacione me emra shumë të bukur.

Sot kriminelët ju i keni miq, i keni shok, edhe kur i kapni ata në fakt dorëzohen vetë sepse e dinë që do të dalin pas disa muajsh. Lëri pallavrat elektorale se ti as ato nuk di t’i bësh mirë. Shqiptarët janë lodhur me pallavrat tuaja të rilindje. Sot drejtuesit reale të policisë janë koordinatorët politikë të PS dhe kapot e krimit në zona. E gjithë trupa policore është kthyer në shërbim të kapove. Kryeplaku do t’ju ruajë territorin juve?” 

LEXO EDHE: 

Deputeti e akuzoi si Ministri më i dështuar, Lleshaj: Të mbrojta nga partia jote

Tags: Interpelancakorab litaKuvendi i ShqipërisëSandër LleshajVideo

JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post

Deputeti e akuzoi si Ministri më i dështuar, Lleshaj: Të mbrojta nga partia jote

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In