Aktualitet

“Je për në semafor”/ Aulona-ndjekëses: Kushedi, të ka rrahur vjehrra






               Publikuar në : 10:32 - 19/07/19 |
mapo.al

Moderatorja Aulona Musta vijon të përplaset verbalisht me ata ndjekës, të cilët nuk ngurrojnë t’i shprehin atë ç’ka mendojnë. Një prej tyre e ka quajtur Aulonën së fundmi një prostitutë, duke marrë shtysë nga pozat e saj provokuese.


“Ti veç femër nuk je … dhe mbi të gjitha nuk mund të them mami .. çfarë edukate do i japësh vajzës tiii .. tiii je për te semafori o lal”– ka shkruar ndjekësja, e cila nuk ka ngelur pa një përgjigje nga ana e Aulonës.

“Fakti që ke ëndërruar gjithë jetën të punosh te semafori për vete, por u detyrove të martoheshe e lindje fëmijë në moshë të re dhe tani je e dëshpëruar, nuk do të thotë që të gjithë e kanë këtë dëshirë, o lal! Imagjino që po rrit dy djem kjo qenia këtu…imagjino çfarë trajtimi do t’i bëjnë vajzave, duke patur shembullin e kësaj nëne! Kushedi të shkretën e ka rrahur burri ose vjehrra që në mëngjes dhe vjen më shfryhet mua…”-ka shkruar Aulona.


Etiketa:

Pas