Aktualitet

“Jemi në krizë të dyfishtë” – Basha: Qeveria po shpërdoron paratë, të mbështeten qytetarët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:18 - 17/10/20 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një konferencë me gazetarët nga selia blu, tha se kriza në vend është e dyfishtë, shëndetësore dhe ekonomike.


Basha tha se bizneset po falimentojnë, teksa akuzon qeverinë se nuk bën asnjë lëvizje për të ndihmuar qytetarët.


Kreu i opozitës tha se nuk do të reshtë së përsërituri kërkesën që shteti t’u kthejë qytetarëve paratë e taksave në formën e mbështetjes që po marrin edhe qytetarët e vendeve fqinje.



Basha tha se jemi në një kolaps ekonomik, ku shumë qytetarë nuk mund të marrin medikamente në farmaci për shkak të gjendjes financiare.


Lideri i opozitës tha se arsyeja e përhapjes së koronavirusi vjen nga moskryerja në masë e testimeve. Ai kërkoi që shteti të rimbursojë qytetarët që kurohen në shtëpi.


 

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas