Kryesore

Jemi në pandemi ekonomike, Basha: 61 mijë shqiptarë humbën punën nga mungesa e masave





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:44 - 09/05/20 |
mapo.al

Fokusi i Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët ishte përkeqësimi I gjendjes së ekonomisë, për shkak të mungesës së ndihmës nga qeveria.


Pandemia ekonomike po i zë vendin me shpejtësi pandemisë COVID-19. Është një problem, i cili po zmadhohet me një shpejtësi të frikshme dhe po prek të gjitha familjet shqiptare, duke shkaktuar pasiguri, varfërim dhe papunësi në të gjithë shtresat e popullsisë, natyrisht në veçanti ata që janë më të pambrojtur dhe në pamundësi ekonomike“- tha Basha, i cili vuri në dukje se varëria e njerëzve edhe para pandemisë, tani po thellohet.


“Fatkeqësisht sjellja e qeverisë Rama gjatë pandemisë i ka bërë edhe më të varfër, ndërkohë që po e shtyn Shqipërinë drejt një krize edhe më të thellë ekonomike.” – tha kreu i opozitës.


Ky është një shqetësim të cilin e paraqitëm prej ditës së parë, ku kërkuam krahas masave për mbrojtjen e popullsisë dhe për sigurimin e mjeteve të mjaftueshëm shëndetësore për të gjithë aspektet e përballjes me pandeminë që nga testimi e deri tek trajtimi i të sëmurëve, të merreshin urgjentisht masat për ekonominë, kërkesat tona bazoheshin në një analizë realiste të gjendjes ku gjendet vendi, edhe para pandemisë, edhe para tërmetit të 26 nëntorit.


Shqipëria në këto vite që nuk ka ecur me të njëjtën ritëm si vendet e rajonit por ka bërë pas. Po ju jap një shembull. Vetëm para pak vitesh Shqipëria dhe Serbia kishin të njëjtën borxh publik 70% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ku jemi sot?! Sot Shqipëria vazhdon të ketë një borxh të lartë i cili, po të kihet parasysh edhe faturat e koncesioneve, përllogaritet deri në 84%, Serbia ka shkuar në 54.6%; ka ulur borxhin, ka financuar eksportet, ka financuar teknologjinë e informacionit, ka shtuar vendet e punës.

Ndërkohë që ne vetëm gjatë këtyre 8 javëve për shkak të mungesës totale të kujdesit për njerëzit, për ekonominë dhe për vendin kemi humbur vetëm sipas Tatimeve mbi 60 mijë vende pune, shifra mund të jetë dy herë më lartë se kaq. Le të marrim Kosovën, përmes formalizimit kryesisht ka shënuar 6 mijë vende të reja pune gjatë këtyre dy muajve. Edhe një herë vetëm sipas Tatimeve ne kemi humbur 10 herë më shumë, 61 mijë vende pune“, – theksoi Basha.

Jemi në këtë situatë të pandemisë ekonomike, sepse gjatë këtyre 7 viteve, buxheti i shqiptarëve, taksat e shqiptarëve, të cilat janë rritur nga viti në vit nuk kanë shkuar as për të stimuluar ekonominë, as për të mbështetur biznesin, as për të mbështetur eksportin apo teknologjinë e informacionit, apo teknologjitë e reja që stimulojnë vende pune, as për të stimuluar investimet e huaja në vend, por kanë shkuar për një grusht oligarkësh dhe PPP-rash. Ato jo vetëm nuk kanë shtuar vlerën në ekonominë shqiptar, jo vetëm që nuk kanë shtuar vende pune, por kanë marrë atë pak oksigjen që duhej më shumë se kurrë në kohën e pandemisë të shkonte tek njerëzit në nevojë dhe tek bizneset në stres të jashtëzakonshëm.

Sot që flasim për ta thënë edhe më shkoqur, deri dje Thesari shënonte një shumë totale prej 13.7 milionë euro të paguara për paketën e parë, 27.8 milionë euro për paketën e dytë, në total 41.5 milionë euro. Kaq është shuma totale që Edi Rama ka dhënë për 3 milionë shqiptarë ku janë qindra mijëra të papunë, qindra mijëra që kanë humbur vendet e punës dhe bizneset në një stres të jashtëzakonshëm. Me TVSH ka dhënë më shumë për 2 km unazë oligarkëve tek Unaza e Re, të gjithë e dini. Me TVSH shuma qe iu dedikua atij projekti korruptiv eshte me e madhe sesa shuma qe ka ndare dhe ka dhene per shqiptaret ne këto 8 jave te varfërimit dhe torturës ekonomike dhe bukës se gojës per qindra- mijëra familje dhe te stresit dhe pasigurisë per qindra e mijëra biznese.

Kjo vjen për një arsye të thjeshtë. Edhe gjatë pandemisë, sikundër edhe para pandemisë, sikundër para dhe pas tërmetit, qeveria Rama nuk ka hequr dorë nga nje tipar karakterizues prej ditës së parë – vendosjen e interesave të një grushti oligarkësh mbi interesat e 3 milionë shqiptarëve, mbi interesat akute të atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, mbi interesat afatgjatë të fëmijëve të shqiptarëve, të zhvillimit të ekonomisë, të rritjes së produktiviteti, të rritjes së konkurueshmërisë në rajon dhe më gjerë, të thithjes së investimeve të huaja, të hapjes së konkurrencës. Jo! 5 veta kanë të drejtë të marrin punë, 5 veta kanë të drejtë të marrin frymë ekonomisht në Shqipërinë e Edi Ramës, 5 oligarkë, të cilët mbushin xhepat e Edi Ramës dhe pushtetarëve me afera të qarta korruptive, siç janë koncensionet dhe PPP-të. E vetmja gjë e re e Edi Ramës janë koncensionet dhe PPP-të, asnjë financim për ekonominë“, – u shpreh Basha.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas