Mëngjesin e sotëm lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka shpërndarë një video në Facebook ku tregohen qartë të gjitha dështimet e qeverisë Rama.
Sipas kreut të PD, vendi ynë ka 8 vite i ngecur në baltë e fajtori i vetëm i kësaj është Rama me keqqeverisjen e tij.
Basha premton se pas 25 prillit Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë.
“8 vjet që vendi ka ngecur keq në baltë. 8 vite në vendnumëro për shkak të Ramës. Më 25 Prill vendi do të vihet sërish në lëvizje. Më 25 Prill do të fitojë Shqipëria!”, -shkruan kryedemokrati Basha.
1,235
Etiketa: Lulzim Basha, PD, Sqiperia Fiton