Aktualitet

‘Jemi pjesë e Shërbimit Sekret – Arrestohen dy grekë në Kakavijë pasi refuzuan tamponin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:44 - 02/10/20 |
mapo.al

Dy grekë nga Athina janë arrestuar në Kakavijë nga Policia Greke pasi kanë refuzuar të kryejnë testin e Covid-19 pranë autoriteteve shëndetësore.


Dy grekët, 43 dhe 44 vjeç vinin nga Shqipëria, ku një ditë më parë kishin hyrë në territorin tonë arsyet e të cilës ngelen mister.


Ata sot kërkonin të hynin në Greqi pa patur PCR testin. Në momentin që autoritetet greke kanë kërkuar bërjen e testit të COVID-19, ata e kanë refuzuar dhe madje janë prezantuar si pjesë e  Agjencisë së Shërbimit Sekret Grek që kishin mbaruar një punë në Shqipëri.



Kjo u ka kushtuar atyre ndalimin pasi autoritetet policore helene kanë rrëzuar pretendimin e tyre duke dalë zbuluar gënjeshtrat.


Rrjedhimisht mbi ta rëndon akuza e përdorimit të paautorizuar të të dhënave, rrezikshmëri të përhapjes së Covid-19 dhe posedim të lëndëve narkotike pasi i janë gjetur cigare kanabisi.

Lexo edhe :  Shqipëri - VOA: Pandemia po zgjeron përmasat në qarkun e vogël që ka humbur shumë popullsi


Etiketa: , , , ,

Pas