Aktualitet

“Jemi policia”/ Grabitja në Shkodër, pronari: Bashkëpunoi banka ose…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 25/09/21 |
mapo.al

Një grabitje me armë ka ndodhur në fshatin Boriç i Vogël në Malësinë e Madhe. Ka qenë ora 00:10 e mëngjesit të ditës së djeshme, kur dy persona të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit Ndue Ulaj, me profesion taksist.






Fillimisht, ata janë prezantuar si policë, por më pas kanë grabitur bizhuteri ari me një vlerë rreth 5 mijë euro si dhe 11500 euro që 36-vjeçari ka pasur në çantën e punës.


Tmerri brenda familjes
Fillimisht, grabitësit i kanë drejtuar armën djalit 12-vjeçar që ndodhej në kuzhinë ende zgjuar bashkë me motrën 9-vjeçare. Më pas, ata janë futur në dhomën ku ndodhej Ndue Ulaj, duke i drejtuar armën dhe duke e neutralizuar. Fillimisht i kanë kërkuar sendet e arit, të cilat ua ka dorëzuar dhe më pas i kanë marrë edhe një çantë ku gjendej shuma e madhe e eurove si dhe dokumentet dhe telefonat celularë.







Sipas burimeve, 36-vjeçari ka rrëfyer këtë ngjarje të rëndë duke treguar se si grabitësit i kanë drejtuar armën atij dhe fëmijëve si dhe nënës 80-vjeçare, ndërsa thotë se fillimisht kanë thënë se janë Policia dhe se kemi ardhur për kontroll, por më pas kanë rezultuar grabitës. Ulaj thotë se ka njoftuar Policinë përmes një telefoni të komshinjve, por sipas tij efektivët kanë ardhur me vonesë, pas një ore nga momenti i njoftimit.




Ai shprehet se ai dhe familja e tij ndihen të pasigurt dhe se tashmë jetojnë me frikë të madhe. Ndue Ulaj tha se paratë i ka tërhequr nga një bankë në Shkodër nga kursimet disavjeçare nga puna si taksist me idenë për të ndërtuar edhe katin e dytë të banesës dhe se ato para nuk janë të pista, sepse është letra e bankës që vërteton tërheqjen e shumës prej 11500 euro para dy-tri ditësh.



Apeli
Shtetasi Ndue Ulaj i kërkon Policisë dhe Prokurorisë zbardhjen e çështjes, ndërsa u shpreh se tashmë do të gjejë një armë që ta mbajë me vete sepse do të mbrojë fëmijët dhe familjen e tij. 36-vjeçari shprehet se fëmijët dhe familja janë tejet të stresuar nga ajo ngjarje e rëndë dhe kanë pësuar traumë psikike duke e përjetuar aspak mirë. Grabitësit kanë qenë vetëm me kapele, të pamaskuar, dhe pas grabitjes janë larguar jo nga rruga kryesore e fshatit, por nga një rrugë tjetër dytësore teksa janë larguar në këmbë në drejtim të paditur

Lexo edhe :  Detaje/ Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër, ndalohen dy të dyshuar

Dëshmia e Ndue Ulajt
Policia e Shkodrës nuk dha ndonjë deklaratë zyrtare për ngjarjen e rëndë. Vetë viktima e grabitjes, Ndue Ulaj, deklaroi se ishte kërcënuar me armë ai dhe familja e tij dhe më pas grabitësit kanë marrë gjithçka kishin me vlerë në banesë. Ulaj tha se personat duhet të kenë pasur dijeni për tërheqjen e shumës së konsiderueshme të parave nga banka.

Ai thotë se shuma e parave ishte kursim i tre viteve punë. Taksisti kërkon nga organet shtetërore që të zbardhin ngjarjen e rëndë. “Kam ardhur në 11 të natës në shtëpi. Në orën 00 ose 00:10 ka krisur dera. Kanë qenë dy persona të armatosur, pa maska. Kanë fol me djalin fillimisht dhe kanë thënë jemi Policia e Shtetit dhe kemi ardhur për kontroll.

Kanë ardhur te dhoma dhe më kanë thënë ku e ke arin. Njëri mbante fëmijën. Arin shpejt, thanë, të mos bëhet e madhe.

Na vendosën pistoletën në krye dhe na thanë mos lëviz. Thanë arin, arin. Ato kushtojnë 5 mijë euro ar dhe çantën me lekë. Tan natën nuk kanë fjetur prej stresit, mërzisë. Më mori çantën me të gjitha dokumentacionin. Brenda kam pas 11 e 500 euro e 200 mijë lekë.

I kam mbledh pasi kam dashtë me ba katin e dytë. Ata ishin me armë zjarri. A çuar nana dhe nusja. Mos u afro thanë. Unë për vete nuk mbaj armë në shtëpi. E gjitha ka ndodhur për 10 minuta. Ata morën edhe telefonat. Unë njoftova Policinë nëpërmjet një telefoni. Nuk e kuptoj se ndoshta mund të jetë edhe Policia në bashkëpunim. Kam thirrur Policinë e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Janë vonuar një orë. Unë kërkoj nga shteti ta zbardhë sa më parë këtë ngjarje. Kam tre vite që kam punuar për këto pare. Policia të mos flejë. Kam dashur të punoj për katin e dytë për një dhomë për djalin tij dhe vjen Policia dhe m’i vjedh këto para. Ose Policia, ose banka është në bashkëpunim sepse ata e kanë ditur që unë i kam këto para”, u shpreh ai./ Senad Nikshqi

1


Etiketa: , , , ,

Pas