Aktualitet

“Jemi të huaj në vendin tonë”, Vokshi: Me votën bëjmë ndryshimin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:29 - 02/04/21 |
mapo.al

Në mes të Tiranës, tek njësia 9, qytetërët janë të revoltuar për braktisjen që u ka bërë pushteti në 8 vjet. Duke denoncuar premtimet e pambajtura për t’u marrë votat, ata i thanë kandidates për deputete në listat e PD, Albana Vokshit se janë shumë të zhgënjyër nga qeveria dhe bashkia, që nuk bënë asgjë për infrastrukturën e tyre.






“Nuk presim më nga këta. Kemi pritur 8 vjet dhe vetëm na mashtruan. Tani presim ta merrni ju e të na zgjidhni hallin, se këta punojnë vetëm për vete. Ne na duhet ndryshim. “- thanë banorët.


“Ky është një regjim antinjerëzor- thotë një banor tjetër. – Taksat i paguajmë njësoj si demokratët dhe socialistët, por nuk kemi asgjë. Vetëm na kanë lidhur dhe na kanë shkatërruar”– thotë ai.







“Në vendim tim ndihem i huaj. Kam qenë 26 vjet në Greqi, por jo si këtu me këtë qeveri, që na diskriminon se jemi të djathtë dhe as na shtron rrugë, as na legalizon”– u shpreh një banor.

Lexo edhe :  Të shtëna me armë në një Universitet në Rusi, studentët hidhen nga dritaret


“Çertifikatat e legalizimit po i shpërndan Ogerta Manastirliu natën dhe fshehurazi shtëpi më shtëpi”– tha Albana Vokshi, gjë që u pohua nga banorët, të cilët e konsiderojnë këtë një mashtrim tjetër elektoral nga qeveria.



Albana Vokshi vuri në dukje se për 8 vjet banorët e kësaj zone në njësinë 9, nuk kanë ekzistuar as për Erion Veliajn, as për Edi Ramën.

“Gjithë shteti punon për disa pushtetarë dhe oligarkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk sjellin dot ndryshim Ndryshimin e bëjmë me votë në 25 prill, për të patur qeverinë e Lulzim Bashës që kujdeset për ju.

Akoma ka ngelur Tirana me projektet që ka bërë Lulzim Basha dhe që këta i lanë në mes. Duhet të rimarrim ritmet e zhvillimit. Këtë nund ta bëjmë vetëm duke votuar masivisht për PD. 25 prilli do të jetë dita e fitores për fëmijët tanë”- tha Vokshi.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas