Kryesore

Jeni lodhur nga shiu? Duroni edhe pak, ja si paraqitet moti për ditën e sotme






               Publikuar në : 08:51 - 27/06/18 |
mapo.al

Edhe pse jemi në fund të qershorit, shirat nuk po i ndahen territorit të vendit tonë.


Gjatë paradites moti vijon me kthjellime e vranësira të shpeshta më të dendura në Lindje e pjesërisht në Qendër ku priten shira të përkohshëm.



E sipas Meteoalb, pasditja do të sjellë sërish shira të lokalizuar në zonat Lindore duke lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Kurse era do të fryjë mesatare në tokë, e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga Veriperëndimi duke krijuar në det dallgëzimin 2-3 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rënie të lehtë sjell mesdita, kur pritet maksimumi.

Shumë persona kanë zgjedhur këtë javë për të pushuar në det, por moti i paqëndrueshëm ka prishur pushimet e tyre.

Moti pritet të hapet në fundjavë, kur temperaturat do t’i kalojnë 30 gradë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas