Sunday, July 10, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Jeni të stresuar dhe në ankth? Përgatisni këtë kurë bimore!

by mapo.al
31/01/2019
in Shëndeti
0

Ankthi dhe stresi po bëhen shumë problematikë për shëndetin e njerëzve, sidomos këto dekadat e fundit. Këto fenomene i vuajnë afërsisht 150 milion njerëz në të gjithë botën. OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) parashikon që ky numër me këto diagnoza rritet dita-ditës, sepse shumë shkaqe ndikojnë në përparimin e tyre si: varfëria, papunësia, mirëqënia e jetesës nën vlerat minimale jetike, pasiguria e jetës, katastrofat natyrore, konfliktet mes shteteve, përplasjet fetare, kërcënimet terroriste dhe mosushqyerja apo mosdiagnostikimi në kohë i sëmundjeve. Të gjitha këto çojnë në një rritje të madhe të stresit përballë halleve të jetës për mbijetesë dhe mënyrat për të përballuar peshën e jetës.

Merrni nje gjethe nenexhik. Me të filluar shqetësimet mbajeni poshtë gjuhës për 5-10 minuta. Kjo mund të përsëritet 2-3 javë rresht.

Lëngu i dy kokrrave të limonit ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet para gjumit.

Ankthi shfaqet edhe nga gjëndrat tiroide, prandaj duhet trajtuar mirë. Merrni në mënyrë të barabartë, lule Bliri, Rozmarinë, lule Kamomili dhe Valerinë, nga një lugë gjelle nga këto bimë të grimcuara. Ziejini në 500 gr ujë për 5-10 minuta. Pastaj kullohen dhe pihen çdo darkë para gjumit të ëmbëlsuar me sheqer apo mjaltë sipas dëshirës.

Merrni një lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara, nga bari i Bletës, Mendra, Valeriana, Kamomil dhe gjethet e dy Mëllagave. I zieni në 2 litra ujë për 10-15 minuta. Të kullohen e të pihet 1 gotë në mëngjes esëll dhe 1 gotë në mbrëmje vonë.

Përveç ankthit, shfaqet stresi, pagjumësia dhe marrja e mendëve. Të gjitha këto shkojnë zinxhir dhe duhen trajtuar me disa metoda për kurimin e tyre. Këta të sëmurë duhet të mënjanojnë ngacmimet nervore, psiqike, mërzitjen, emocionet e forta, mbilodhjen mendore dhe fizike. Të bëjnë një jetë të rregullt. Ushqimi duhet të jetë i shumëllojshëm dhe i bollshëm, të mënjanojnë abuzimet me alkoolin dhe duhanin. Gjumi duhet të bëhet i qetë dhe i rehatshëm.

Trëndafili i egër. Në 2 litra ujë hedhim 10 lugë gjelle me fruta të copëtuara, që i ziejmë për 20-30 minuta. Këto hidhen në momentin e valimit dhe ziehen ngadalë. Pas ftohjes, kullohen me napë katërshe në mënyrë të tillë që të mos mbeten qime të holla të trëndafilit, që të mos depërtojnë në fyt, sepse ngacmojnë dhe acarojnë fytin e stomakun. Pihet çdo vakt para buke e ngrohtë dhe ëmbëlsuar me mjaltë.

Valojmë 2 litra ujë. Në momentin e valimit hedhim 10 lugë gjelle me lule të thara. E lëmë 20-30 minuta duke e tundur herë pas here. E kullojmë dhe e ëmbëlsojmë me sheqer ose me mjaltë. Pihet çdo darkë para gjumit, nga 1 gotë uji në vakt.

Tags: ankthkura bimoreshendetstres

JU SUGJEROJME

Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë
Shëndeti

Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë

30/06/2022
Zbulohet bakteri që mund të shihet me sy të lirë. A ka rrezik për njerëzit?
Shëndeti

Zbulohet bakteri që mund të shihet me sy të lirë. A ka rrezik për njerëzit?

24/06/2022
Mjekja: Temperaturë, ethe, kollë, ndikojnë dhe kushtet atmosferike
Shëndeti

Mjekja: Temperaturë, ethe, kollë, ndikojnë dhe kushtet atmosferike

22/06/2022
Rreziku ndaj kancerit/ Studiuesit: Kujdes ju që keni këtë grup gjaku
Shëndeti

Rreziku ndaj kancerit/ Studiuesit: Kujdes ju që keni këtë grup gjaku

16/06/2022
Next Post
Çfarë humb Kosova nga korigjimi i kufinjve? Thaçi: Nuk ka ndarje, gati për debat me Berishën

Çfarë humb Kosova nga korigjimi i kufinjve? Thaçi: Nuk ka ndarje, gati për debat me Berishën

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Po ecte me biçikletë, makina përplas 12-vjeçarin në Korçë
  • Homo Albanicus/ Pse fitojnë gjithnjë “të fortët” në shtetet e dobëta?!
  • Përse shqiptarët duhet të hapin puse uji edhe në vitin 2022?
  • Theu arrestin e shtëpisë dhe u nis të vriste ish-gruan, pranga të riut në Sarandë
  • Pranga dy 20-vjeçarëve shqiptarë në Itali, shisnin kokainë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In