Aktualitet

“Jeni te zyrat e Gjergj Lucës” – Taulant Balla fik kamerën (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:46 - 20/03/21 |
mapo.al

Një debat i fortë është zhvilluar mbrëmë në emisionin e Alban Dudushit, ku janë përplasur Taulant Balla me gazetarin Bledian Koka, për zhvillimet dhe incidentet e fundit në Elbasan, ku protagonistë kanë qënë persona problematikë pranë qeverisë.






Në debat e sipër, gazetari Koka e pyet përfaqësuesin e mazhorancës se ku gjendej ai në atë moment, teksa ishte lidhur me skype.


Balla thotë se ishte në zyrë, dhe e sulmon gazetarin për median që ai përfaqëson.







Por Koka i thotë se Balla shpif, dhe se ai në fakt gjendej në ambjentet e restorantit të Gjergj Lucës, ku, siç pëshpëritet shumë në Elbasan, ai ka ngritur edhe shtabin elektoral.




I njëjti ambjent, ku PS dhe Rama organizuan asamblenë e Partisë Socialiste, ku caktuan drejtuesit politik në qarqe.

Lexo edhe :  VIDEO/ Rama shmang Lelin në Vlorë, kryeministri s’e sheh në sy


Sapo ka dëgjuar këtë argument të Kokës, Taulant Balla ka fikur kameran duke u larguar nga emisioni.

1


Etiketa: , , , ,

Pas