Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka treguar së fundmi arsyen se përse vendosi pikërisht pas 9 viteve që të hapte një llogari personale në rrjetin social “Instagram”. E ftuar në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, Jennifer tha e sheh tanimë si diçka jo të frikshme.
“Është një nga ato gjërat që s’ka për t’u zbehur ndonjëherë, kupton? Kështu që, pse të mos i bashkohesh festës? Nuk është dhe aq e frikshme. Mund të ndash informacion, të flasësh me fansat, të korrigjosh lajme, të bësh qejf, të bësh shaka me veten, me të tjerët, si dhe të ndihmosh kafshët në nevojë”-u shpreh Aniston.
Risjellim në vëmendje se Jennifer theu rekord për numrin më të lartë të ndjekësve të grumbulluar ndonjëherë në “Instagram”. Për vetëm 5 orë e 16 minuta, përftoi në sajë të një postimi komik 1 milionë ndjekës. Momentalisht, Aniston ka 17.2 milionë ndjekës.
Lexo edhe:
Pas 9 vitesh, Jennifer Aniston hap Instagram. Postimi i parë? Epik!