Aktualitet

Jennifer Lopez heq unazën e fejesës dhe fansat janë të bindur se tashmë ajo është beqare














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 06/04/21 |
mapo.al

Jennifer Lopez u shfaq ditën e djeshme për kopertinën e revistës “In Style”, në të cilën njerëz të afërt të saj, madje edhe ish-a folën për të.





Por ajo që ju ka bërë shumë fansave përshtypje është fakti se Jennifer nuk kishte unazën e fejesës në gisht. Artistja u shfaq me bizhu të shumta në foto, por unaza, me të cilën i ka propozuar Alex Rodriguez, nuk shihej gjëkundi.


Jennifer Lopez




Ndërkohë që në kopertinë u përfshinë disa nga ish-at e J.Lo, si Ben Affleck dhe Marc Anthony, Alex Rodriguez nuk kishte bërë asnjë rrëfim për të. Këto detaje kanë ngritur dyshime se thashethemet për ndarje mund të jenë të vërteta, ndonëse Jennifer dhe Alex nuk e pranuar diçka të tillë.


Për javë të tëra Jennifer dhe Alex u përfolën se i kishin dhënë fund fejesës pas 4 vitesh lidhje.  Mirëpo më vonë Alex Rodriguez i hodhi poshtë këto zëra pasi fluturoi drejt Republikës Dominikane për të qëndruar pranë Jennifer Lopez, teksa ajo po xhironte një projekt të ri.


Gjithashtu në media u publikuan disa foto paparaci, ku ata të dy shiheshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, diçka që tregonte të kundërtën e zërave për ndarje. Por tani që Jennifer u shfaq pa unazë dhe Alex nuk tha as gjysmë fjale për të, nuk e dimë se si do të justifikohen.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas