Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë organizuar 7 muaj pasi bënë publike fejesën, një festë kushtuar pikërisht këtij stadi të rëndësishëm të jetës së tyre. Në praninë e të afërmve dhe miqve më të ngushtë, JLo dhe Arod kanë zgjedhur të festojnë në një nga resortet luksoze të Los Angeles-it.
Çifti i njohur janë së bashku prej gati tre vitesh. Ishte pikërisht bejsbollisti ai që i propozoi këngëtares 50-vjeçare për martesë, duke i dhuruar përgjatë pushimeve në Bahamas një unazë platinum me një gur diamanti 15 karatsh, që shkon deri në 1 milion dollarë.
Ylli i muzikës ka lënë pas tre martesa, ndër të cilat edhe atë me këngëtarin dhe babain e dy binjakëve të saj, Marc Anthony.