J.Lo ka pësuar një aksident të vogël gjatë performancës së mbrëmshme.
Këngëtarja Jennifer Lopez ka mbajtur koncertin e saj të radhës për mijëra fansa në Las Vegas.
E në koncertin e mbushur me yje të cilën kishin shkuar për të ndjekur divën, ka ndodhur edhe një gjë që jo shpesh i ndodh yllit, përcjell Gazeta Express.
JLo derisa ka performuar këngën e saj ‘Dance Again’, ka shkuar për të përshëndetur fansat e në këtë rast ajo ka rrëshqitur dhe është rrëzuar.
Por, si një profesioniste e vërtetë, Lopez është ngritur menjëherë dhe ka vazhduar peformancën sikur të mos ndodhte gjë.
Në këtë mbrëmje kanë qenë të pranishëm shumë artistë të njohur, e ndër ta edhe Dua Lipa e Selena Gomez. /Gazeta Express/
This is how you handle a fall like a pro @JLo pic.twitter.com/t7jCuFSd15
— Chris 💵 (@jlogreeknews) September 23, 2018