Presidenti i klubit të futbollit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu njoftoi ditën e sotme dorëheqjen nga posti, pak javë pas përplasjeve me futbollistin Lionel Messi.
Vendimi i Bertomeut erdhi pasi zyrtarët e tjerë të bordit drejtues ranë dakord që të caktojnë një votëbesim, kjo pasi skuadra ka shënuar nisjen më të dobët të sezonit në 10-vjeçarin e fundit.
Më shumë se 20 mijë nga 110 mijë anëtarë të tifogrupeve patën mbledhur një peticion kundër Bartomeut, mandati i të cilit mbaronte në mars të vitit të ardhshëm.
Shumëkush në Spanjë e konsideroi atë ndeshje si pikën e kthesës në marrëdhëniet mes Lionel Messit dhe Presidentit Bartomeu. Argjentinasi më vonë njoftoi se dëshironte të largohej, dëshirë që u përplas me urdhrin e fortë të presidentit që ai të respektonte kontratën, në të kundërtën të gjente dëmshpërblimin prej 700 milionë eurosh për prishjen e njëanshme të saj.
Barcelona aktualisht ndodhet në vendin e 12-të në La Liga. Ndërsa sot në mbrëmje luan përballë Juventus ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.