Aktualitet

Jepet vendimi për kryebashkiakun e Mallakastrës, KQZ: Qëndron në detyrë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:05 - 02/07/21 |
mapo.al

Ashtu siç edhe u njoftua, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi këtë të premte seancën për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj, i cili pas verifikimeve të Prokurorisë rezultoi i dënuar me 3 vite burg në Greqi.






Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, deklaroi se Ismailaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar, duke shtuar se vlerësimin e veprës ekuivalente në Shqipëri krahasuar me atë të bërë në një shtet të huaj nuk e bën KQZ, por Prokuroria.


Në këtë mënyrë KQZ vendos që Ismailaj të qëndrojë si kryetar i Bashkisë së Mallakastrës.







“Vlerësimin e veprës ekuivalente në Shqipëri krahasuar me atë të bërë në një shtet të huaj nuk e bën KQZ, por Prokuroria. Ata na kanë thënë se vepra për të cilin ai është dënuar në Greqi, dënohet maksimalisht me gjobë në Shqipëri”, tha ai.




1




Etiketa: , , ,

Pas